Pastrimin dhe larjen e sistemeve të kanalizimit e bëjmë me makina speciale të kombinuara që mund të pastrojnë tuba deri në 600 m nga një vend.
Makineria e përmendur është e pajisur me vegla riciklimi të ujit, që dukshëm redukton koston e ujit të pastër të domosdoshëm për kanalizimin.
SHËRBIMI PËR PASTRIM DHE LARJE TË KANALIZIMEVE PËRFSHIN:
- Kullimin e tubacioneve të kanalizimit,
- Pastrim hidrodonamik me presion të lartë për larjen e tubacioneve,
- Mënjanim të plotë të fundërrinave të forta dhe rrënjëve me përdorimin e veglave speciale,
- Larje të dritareve të kontrollit me presion të lartë,
- Ekstraktim të materialit të mbeturinave nga tubacionet dhe dritaret e kontrollit si dhe përkujdesje dhe transportim të mbeturinave.
ROBOT – INCIZUES SPECIAL / PRESTAR
Zbatimi:
- aplikim te tubat DN80 – DN800,
- për rrëshqitje dhe/ose incizim (presim) te prizat elektrike të stacionuara të tubacioneve kryesore për mënjanimin e rrënjëve, mbetjeve të betonit, betonit të armuar si dhe plastikës në tuba ku mund të hyjnë njerëz, mënjanim të të gjitha llojeve të fundërrinave të ngurta në tuba, për përgatitjen e hapësirave gjatë restaurimit parcial të kanalizimit me përdorimin e një short-liner / paketuesi.
- Për përgatitjen e CIPP restaurimit të tejkalimit të tërthortë tek gypat e kanalizimit,
- për hapjen e vazhdimit të tubacioneve sipas restaurimit CIPP/ linear të kanalizimit.
CCTV VIDEO EKZAMINIM TË SISTEMEVE TË KANALIZIMIT
CCTV ekzaminimi i kanalizimeve është teknologji e cila u mundëson personave që menaxhojnë kanalizimin të njihen me gjendjen faktike të objekteve me të cilët menaxhojnë.
Pajisjet tona posedojnë robot kamera digjitale me S-performancë (kundër shpërthimit) që mund të shohin dhe incizojnë tubacionet e kanalizimit nga të gjitha format dhe materialet me diametër DN 50 mm – DN 2000 mm.
SHËRBIMI CCTV VIDEO EKZAMINIM NË MBËSHTETJE ME HRN EN 13508- PËRFSHIN
- Video kontroll digjital të gjendjes së tubit të kanalizimit,
- Kodifikim vizual të gjendjes së tubacioneve,
- Kodifikim vizual të gjendjes së dritares së kontrollit,
- Matje digjitale – automatike të tubacioneve (profil i zgjatur), matje me laser të plasaritjeve, matje me laser të madhësive dhe formës së tubacionit (profiling),
- Incizim i ngjitjeve të vazhdimeve anësore,
- Matje precize të gjatësisë dhe diametrit të tubave.
Rezultati nga këto incizime/ ekzaminime është një raport në mbështetje me normën HRN EN 13508-2 që përmban një dokumentacion të shkruar dhe video me detaje që reflekton gjendjen momentale të tubave dhe mund të përdoret gjatë përpunimit të një kadastre digjitale (GIS) të sistemit të kanalizimit.